Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar pas protestave të dhunshme duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, të cilit i kërkon më tepër vëmendje për atë që po ndodh.
Osmani thotë se ngjarjet e fundit nuk duhen parë si një spektakël për t’u komentuar nga distanca. Sipas saj, përpara çdo reagimi, është e rëndësishme të kuptohet situata dhe të shihet përtej pamjeve që qarkullojnë në publik.
Duke folur si nënë e tre fëmijëve, moderatorja shpreh dhimbjen për të rinjtë që janë dhunuar dhe lënduar gjatë protestave. Ajo vëren se disa prej tyre janë në moshën e djalit të saj. Osmani shpreh gjithashtu shqetësimin për pamjet e kryeqytetit, me zjarre dhe biznese të shkatërruara.
