Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka marrë pjesë në manifestimin tradicional të organizuar nga Fondacioni “ASR” dhe Qendra e Hifzit “Mulla Mahmud ef. Asllani”, ku të pranishmit patën mundësinë të përjetojnë emocionet e dramës “Mes dy botëve”, njofton Tema.mk.
Memishi theksoi se aktivitete të tilla i japin një bukuri të veçantë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe krijojnë hapësirë që besimtarët ta përjetojnë këtë muaj me më shumë reflektim shpirtëror dhe emocional.
Sipas tij, organizime të këtij lloji kontribuojnë në forcimin e vlerave shpirtërore dhe bashkimit në komunitet gjatë muajit të Ramazanit.
