LAJME
Ofiqari i kurorëzimit nga Sllupçani dyshohet se lëshonte certifikata të falsifikuara për martesa të shtetasve të huaj!Banesa në Tetovë u regjistrua me kontratë të falsifikuar, MPB-ja ngriti kallëzim penal ndaj dy personaveBursa deri në 18.000 denarë në muaj për studentët, Ministria shpall konkursinKasami: NPK Tetova shquhet për mirëmbajtjen e qytetit, por…Ja sa borxhe ka paguar komuna e Tetovës!Nga janari deri në shtator janë raportuar mbi 1.300 raste të dhunës në familje, 90% e dhunuesve janë meshkujTronditet Kumanova! Rrjet zhvatjeje me kërcënime, borxhe e dokumente të falsifikuara – në skemë dyshohet edhe një noter!Kujdes gjatë fundjavës! Bankat në Maqedoni paralajmërojnë ndërprerje të mundshme të shërbimeveOfiqari i kurorëzimit nga Sllupçani dyshohet se lëshonte certifikata të falsifikuara për martesa të shtetasve të huaj!Banesa në Tetovë u regjistrua me kontratë të falsifikuar, MPB-ja ngriti kallëzim penal ndaj dy personaveBursa deri në 18.000 denarë në muaj për studentët, Ministria shpall konkursinKasami: NPK Tetova shquhet për mirëmbajtjen e qytetit, por…Ja sa borxhe ka paguar komuna e Tetovës!Nga janari deri në shtator janë raportuar mbi 1.300 raste të dhunës në familje, 90% e dhunuesve janë meshkujTronditet Kumanova! Rrjet zhvatjeje me kërcënime, borxhe e dokumente të falsifikuara – në skemë dyshohet edhe një noter!Kujdes gjatë fundjavës! Bankat në Maqedoni paralajmërojnë ndërprerje të mundshme të shërbimeve
Lajmi ditës

Daut Memishi inauguron fushën sportive me bar artificial në Përshefcë–Gllogjë, hapet edhe turneu në futboll të vogël

Daut Memishi inauguron fushën sportive me bar artificial në Përshefcë–Gllogjë, hapet edhe turneu në futboll të vogël

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka inauguruar mbrëmjen e së dielës fushën sportive në Përshefcë–Gllogjë, pas përfundimit të projektit për vendosjen e barit artificial, një investim i shumëpritur nga banorët.
Memishi theksoi se ky projekt ishte premtuar për dekada me radhë, por nuk ishte realizuar deri më tani, ndërsa tani u vihet në shërbim të rinjve dhe sportdashësve si një hapësirë moderne për aktivitete sportive dhe rekreative.

Në kuadër të ceremonisë u bë edhe hapja zyrtare e turneut në futboll të vogël, i cili pritet të mbledhë ekipe dhe të rinj nga zona, duke sjellë garë sportive, argëtim dhe shoqërim.

“Jam i lumtur që sot po ua dorëzojmë të rinjve dhe sportdashësve një hapësirë moderne, ku do të zhvillojnë aktivitetet sportive dhe do të krijojnë kujtime të bukura”, ka deklaruar Memishi.

Ai falënderoi banorët për mbështetjen dhe besimin, duke theksuar se Komuna e Tearcës do të vazhdojë të realizojë projekte në të gjitha vendbanimet, me qëllim përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe krijimin e hapësirave të reja për të rinjtë.

Ndaj / Сподели