Lajmi ditës

Bëhuni gati nga e hëna, pritet përsëri rritja e çmimit të derivatëve të naftës në Maqedoni

Bëhuni gati nga e hëna, pritet përsëri rritja e çmimit të derivatëve të naftës në Maqedoni

Pas lëvizjeve të fundit në tregjet botërore, nga java e ardhshme pritet që në Maqedoni të ketë sërish rritje të çmimeve të derivateve të naftës, shkruan Tema.mk. Rritja e çmimeve në bursat ndërkombëtare të naftës dhe derivateve pritet të reflektohet edhe në tregun vendas, duke ndikuar drejtpërdrejt në çmimet e benzinës dhe dizelit. Zakonisht, çdo ndryshim në tregjet globale pasqyrohet edhe në vend, me një vonesë të shkurtër, varësisht nga lëvizjet e çmimeve referente dhe vendimet e autoriteteve përgjegjëse.


Nëse trendi i rritjes vazhdon edhe gjatë ditëve në vijim, qytetarët mund të përballen me çmime më të larta të karburanteve që nga java e ardhshme. Kjo situatë lidhet ngushtë me zhvillimet në tregun ndërkombëtar, ku së fundmi është shënuar një ngritje e vlerës së naftës./Tema.mk.

Ndaj / Сподели