LAJME
Mimoza Musa në takim me sekretarin shtetëror spanjoll për BE-në: Mbështetja e Spanjës e rëndësishme për rrugën evropiane të Maqedonisë së VeriutXhensila Myrtezaj sjell spektakël në Tetovë në Tetova n’FestëRriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut, ja sa do të kushtojnë nga mesnataNetanyahu paralajmëron Iranin: Çdo sulm ndaj Izraelit do të ishte “një gabim i tmerrshëm”A mund të përdoret uji për qëllime teknike? Ja çfarë thonë nga komuna e GostivaritAngellov: Asnjë zjarr nuk mund të shuhet pa njerëz në terren‘Sulmet në Hormuz janë të padobishme’, Trump ‘ngrin’ luftën në Iran! Teherani: Gati për të rinisur negociatatAzizi: Përgjigjja ndaj shpifjeve është puna në terren, jo propagandaMimoza Musa në takim me sekretarin shtetëror spanjoll për BE-në: Mbështetja e Spanjës e rëndësishme për rrugën evropiane të Maqedonisë së VeriutXhensila Myrtezaj sjell spektakël në Tetovë në Tetova n’FestëRriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut, ja sa do të kushtojnë nga mesnataNetanyahu paralajmëron Iranin: Çdo sulm ndaj Izraelit do të ishte “një gabim i tmerrshëm”A mund të përdoret uji për qëllime teknike? Ja çfarë thonë nga komuna e GostivaritAngellov: Asnjë zjarr nuk mund të shuhet pa njerëz në terren‘Sulmet në Hormuz janë të padobishme’, Trump ‘ngrin’ luftën në Iran! Teherani: Gati për të rinisur negociatatAzizi: Përgjigjja ndaj shpifjeve është puna në terren, jo propaganda
Lajmi ditës

BDI kërkon heqjen e menjëhershme të billbordit në Shkup: Shkelet ligji për përdorimin e gjuhës shqipe

BDI kërkon heqjen e menjëhershme të billbordit në Shkup: Shkelet ligji për përdorimin e gjuhës shqipe

BDI i ka bërë thirrje kryetarit të Qytetit të Shkupit që menjëherë ta largojë billbordin e vendosur për mirëseardhje dhe ta zëvendësojë me një tjetër që respekton plotësisht detyrimet ligjore për përdorimin e gjuhës shqipe informon Tetovasot.

Sipas BDI-së, pavarësisht reagimeve të shumta të qytetarëve dhe opinionit publik, Qyteti i Shkupit po vazhdon të injorojë dygjuhësinë dhe karakterin multietnik të kryeqytetit. Nga partia vlerësojnë se përjashtimi i gjuhës shqipe nga një billbord zyrtar përbën jo vetëm shkelje të ligjit, por edhe një veprim që krijon ndjenjë përjashtimi dhe nxit tensione të panevojshme ndëretnike.

BDI thekson se nuk do të lejojë që respektimi i gjuhës shqipe të varet nga vullneti politik i një individi dhe njofton se do të iniciojë procedurë ligjore pranë institucioneve kompetente për të konstatuar dhe sanksionuar këtë shkelje.

Në të njëjtën kohë, partia i bën sërish thirrje kryetarit të Qytetit të Shkupit të veprojë me përgjegjësi, të respektojë ligjin dhe të mos krijojë ndarje, urrejtje apo tensione ndëretnike.

Në fund, BDI thekson se Shkupi u takon të gjithë qytetarëve të tij dhe se gjuha shqipe nuk është privilegj apo dekor, por një e drejtë e garantuar me ligj, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të billbordit që e cilëson si të paligjshëm.

Ndaj / Сподели