Lajmi ditës

ASH mban kuvendin e degës në Tearcë, ja kush u zgjodh kryetar

ASH mban kuvendin e degës në Tearcë, ja kush u zgjodh kryetar

Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur kuvendin zgjedhor të degës në Tearcë, në kuadër të procesit të përgatitjeve për Kongresin e V-të të partisë.Në një atmosferë të organizuar dhe me pjesëmarrje të anëtarëve dhe kuvendarëve, Dega e Aleancës për Shqiptarët në Tearcë zhvilloi kuvendin zgjedhor, gjatë të cilit u zgjodhën strukturat e reja drejtuese.Me votim unanim, Mumin Xhemaili u zgjodh kryetar i ri i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Tearcë.Në kuvend u zgjodh edhe kryesia e re e degës, si dhe delegatët të cilët do ta përfaqësojnë Tearcën në Kongresin e V-të të partisë, që pritet të mbahet pas përmbylljes së procesit zgjedhor në të gjitha degët.Në aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili së bashku me kryetarin e sapozgjedhur, Mumin Xhemailin, theksuan rëndësinë e forcimit të strukturave partiake dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët.Nga Aleanca për Shqiptarët kanë theksuar se procesi zgjedhor në degët e partisë synon konsolidimin e strukturave në terren dhe përgatitjen për Kongresin e ardhshëm partiak.Kuvendi zgjedhor në Tearcë është pjesë e procesit të brendshëm zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët, i cili po zhvillohet në degët e partisë në prag të Kongresit të V-të.

Ndaj / Сподели