LAJME
Rast i rëndë në Maqedoni/ E dërgonte nënën e tij me karrocë invalidësh për të lypur, ndërsa më pas ia merrte paratë!Ofiqari i kurorëzimit nga Sllupçani dyshohet se lëshonte certifikata të falsifikuara për martesa të shtetasve të huaj!Banesa në Tetovë u regjistrua me kontratë të falsifikuar, MPB-ja ngriti kallëzim penal ndaj dy personaveBursa deri në 18.000 denarë në muaj për studentët, Ministria shpall konkursinKasami: NPK Tetova shquhet për mirëmbajtjen e qytetit, por…Ja sa borxhe ka paguar komuna e Tetovës!Nga janari deri në shtator janë raportuar mbi 1.300 raste të dhunës në familje, 90% e dhunuesve janë meshkujTronditet Kumanova! Rrjet zhvatjeje me kërcënime, borxhe e dokumente të falsifikuara – në skemë dyshohet edhe një noter!Rast i rëndë në Maqedoni/ E dërgonte nënën e tij me karrocë invalidësh për të lypur, ndërsa më pas ia merrte paratë!Ofiqari i kurorëzimit nga Sllupçani dyshohet se lëshonte certifikata të falsifikuara për martesa të shtetasve të huaj!Banesa në Tetovë u regjistrua me kontratë të falsifikuar, MPB-ja ngriti kallëzim penal ndaj dy personaveBursa deri në 18.000 denarë në muaj për studentët, Ministria shpall konkursinKasami: NPK Tetova shquhet për mirëmbajtjen e qytetit, por…Ja sa borxhe ka paguar komuna e Tetovës!Nga janari deri në shtator janë raportuar mbi 1.300 raste të dhunës në familje, 90% e dhunuesve janë meshkujTronditet Kumanova! Rrjet zhvatjeje me kërcënime, borxhe e dokumente të falsifikuara – në skemë dyshohet edhe një noter!
Lajmi ditës

DPHM: Pasdite pritet stuhi lokale me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë

DPHM: Pasdite pritet stuhi lokale me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Pritet jostabilitet lokal me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për stuhi të izoluara me breshër, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit herë pas here do të përforcohet.

Në pjesët perëndimore të vendit do të fryjë erë e dobët deri mesatare, herë pas here e përforcuar, nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 27 deri në 33 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në disa pjesë të luginës pritet jostabilitet me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperatura minimale në Shkup do të zbresë deri në 17 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 30 gradë Celsius.

Deri të premten, nën ndikimin e një serie masash ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme, moti do të mbetet me vranësira të ndryshueshme dhe vende-vende jostabil, me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Lokalisht, proceset atmosferike do të paraqiten në formën e stuhive të shkurtra, të shoqëruara me erë të fortë dhe mundësi për breshër. Të premten priten reshje më të dendura shiu.

Për shkak të depërtimit të një mase më të ftohtë ajrore nga veriu, temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme, njoftojnë nga DPHM-ja.

Ndaj / Сподели