LAJME
BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëSamir Mane paraqitet në SPAK, në fokus hetimet për vilën 188/1 në “Green Coast”, ja detajetGoditet për vdekje nga vetura një 21-vjeçare, ja detajetSerwer: Amerikanët dhe evropianët të ndihen të turpëruar e kriminalizuan një lëvizje çlirimtare që e mbështetenBDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëSamir Mane paraqitet në SPAK, në fokus hetimet për vilën 188/1 në “Green Coast”, ja detajetGoditet për vdekje nga vetura një 21-vjeçare, ja detajetSerwer: Amerikanët dhe evropianët të ndihen të turpëruar e kriminalizuan një lëvizje çlirimtare që e mbështeten
Lajmi ditës

Arrihet marrëveshja e paqes SHBA – Iran/ Trump: Le të rrjedhë nafta

Arrihet marrëveshja e paqes SHBA – Iran/ Trump: Le të rrjedhë nafta

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Iranin.

“Marrëveshja me Republikën Islamike të Iranit tashmë është arritur”, – shkruan ai në Truth Social. “Me anë të kësaj, unë autorizoj plotësisht hapjen pa pagesë të Ngushticës së Hormuzit dhe njëkohësisht me këtë, autorizoj heqjen e menjëhershme të bllokadës detare të Shteteve të Bashkuara”, shkroi Trump. “Anije të Botës, ndizni motorët tuaj. Lëreni naftën të rrjedhë!” – deklaroi Trump. 

Lajmin e dha më herët kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, i cili njoftoi arritjen e një marrëveshje paqeje midis SHBA-së dhe Iranit.

“Pas bisedimeve intensive, jemi të kënaqur të njoftojmë se është arritur Marrëveshja e Paqes midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës Islamike të Iranit.

Të dyja palët kanë deklaruar ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë Libanin.

Ceremonia zyrtare e nënshkrimit do të jetë të premten, më 19 qershor, në Zvicër. Ne dëshirojmë të falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republikën Islamike të Iranit për angazhimin e tyre për të gjetur një zgjidhje diplomatike për konfliktin.

Gjithashtu, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për vëllezërit tanë në këtë përpjekje ndërmjetësimi, udhëheqjen e shkëlqyer të Shtetit të Katarit, për mbështetjen e tyre në arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Do të falënderoja gjithashtu në mënyrë të veçantë udhëheqjen vizionare të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Republikës së Turqisë për kontributet e tyre të jashtëzakonshme në këtë drejtim.

Me marrëveshjen që është arritur tashmë, ndërmjetësit do të lehtësojnë një sërë takimesh këtë javë. Këto diskutime para-zbatimit do të hedhin themelet për bisedimet teknike dhe ceremoninë zyrtare të nënshkrimit” – thuhet në deklaratë.

Ndaj / Сподели