Lajmi ditës

Arrestohet tetovari në Tabanoc, po drejtonte një “Audi A8” të vjedhur dhe të kërkuar nga Interpoli

Arrestohet tetovari në Tabanoc, po drejtonte një “Audi A8” të vjedhur dhe të kërkuar nga Interpoli

Më 28.06.2026 në ora 01:15 në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, në dalje të shtetit, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria personin F.A. (33) nga Tetova. ​Gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se automjeti „Audi A8“, të cilin ai po e drejtonte, ishte lëndë e kërkimit nga Interpol Gjermania, respektivisht ishte raportuar i vjedhur.

​Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

Ndaj / Сподели