Më 13.10.2026 në orën 20:15, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin E.SH. (22) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim kompjuterik” sipas nenit 251-b të Kodit Penal. Ai dyshohet se me mashtrim kompjuterik, pa paguar, për një periudhë të caktuar ka shfrytëzuar shërbimin e parkimit në Tetovë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Lajmi ditës
Arrestohet 22-vjeçari nga Reçica e Vogël, dyshohet se përdori parkingun në Tetovë pa paguar
