Në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore, në fshatin Sllatinë u organizua një iftar madhështor ku morën pjesë një numër i madh banorësh, mysafirësh dhe besimtarësh. Ky organizim, i realizuar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, solli bashkë besimtarët për të ndarë sofrën e iftarit dhe për të forcuar lidhjet e solidaritetit dhe respektit mes njëri-tjetrit, shkruan Tema.mk.
Banorët e fshatit shprehën kënaqësinë për këtë organizim, duke theksuar se ngjarje të tilla janë një mundësi e mirë për të ruajtur traditat dhe për të afruar njerëzit mes vete.
Iftari u shoqërua me lutje dhe mesazhe për paqe, mirësi dhe unitet, ndërsa pjesëmarrësit falënderuan organizatorët për mikpritjen dhe përkushtimin në realizimin e kësaj mbrëmjeje të veçantë./Tema.mk
Lajmi ditës
Iftar madhështor në fshatin Sllatinë
