SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj A.J. dhe G.J., të dy 78-vjeçarë, nën dyshimin për falsifikim të dokumentit dhe mashtrim.Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, banesa ishte regjistruar në emër të personit të parë të denoncuar, pasi një kopje e kontratës së ndryshuar të shitblerjes ishte noterizuar.Policia dyshon se A.J. kishte ndryshuar të dhënat e blerësit në kontratë dhe kishte shtuar një nënshkrim. Më pas, sipas kallëzimit, G.J. kishte përdorur kopjen e kontratës së ndryshuar dhe e kishte noterizuar atë.Pas noterizimit, banesa ishte regjistruar në emër të A.J.
Lajmi ditës
Banesa në Tetovë u regjistrua me kontratë të falsifikuar, MPB-ja ngriti kallëzim penal ndaj dy personave
