Lajmi ditës

Arrestohen katër persona në Tetovë, policia jep detaje

Arrestohen katër persona në Tetovë, policia jep detaje

Gjatë kontrolleve të shtuara të policisë së Tetovës, në dy ditët e fundit janë arrestuar katër persona të cilët drejtonin automjete pa patentë shoferi, njoftojnë nga SPB Tetovë.
Më 26 maj, rreth orës 16:25 në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria G.A. (22) nga fshati Reçicë e Vogël, i cili drejtonte një moped me targa të Velesit pa e kaluar provimin për patentë shofer. Mopedi është konfiskuar, ndërsa ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Po të njëjtën ditë, rreth orës 16:00 në fshatin Poroj, policia e Tetovës arrestoi A.I. (28) nga fshati Gajre, i cili drejtonte një veturë “BMW” me targa të Tetovës pa poseduar patentë shoferi. Automjeti është konfiskuar dhe ndaluar, ndërsa ndaj shoferit do të vijojë procedurë përkatëse.

Ndaj / Сподели