Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i cili një çerek shekulli ka luftuar për shtet unitar dhe të pandarë, mbrëmë paralajmëroi se në tavolinë është edhe opsioni për riorganizimin e shtetit në federatë ose konfederatë. Në një tribuni të organizuar nga BDI, Ahmeti shprehu kritika të ashpra për mosrespektimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe kjo, sipas tij mund të çojë deri në përshkallëzimin e situatës.“Po u prek Ligji i Gjuhës në frymën e në germë kështu siç është, nuk është mirë për shtetin, nuk është mirë për maqedonasit në radhë të parë dhe këtë ua kam thënë pa u frikësuar se jap ndonjë sekret 27 vendeve të Bashkimit Evropian. Që shqiptarët kanë zgjidhje, pa u vënë juve në siklet a ta pyesim Ali Ahmetin a mos e pyesim kush është zgjidhja, mund të jetë federatë, mund të jetë konfederatë, varësisht prej sjelljes që do të bëjnë ata konform, përballë Marrëveshjes paqësore të Ohrit”, deklaroi mbrëmëAhmeti.Siç shkruan Alsat, çështja e federalizimit apo formave të tjera të organizimit shtetëror që do të ndanin shqiptarët dhe maqedonasit shpesh është përdorur si opsion nga partitë opozitare derisa Ahmeti ishte në pushtet. Megjithatë Ahmeti vazhdimisht ka qenë kundër kësaj ideje, duke e mbështetur forcimin e unitaritetit të shtetit. Sipas Ahmetit federalizimi nuk mundej të realizohej për shkak rrethanave demografike e gjeografike
Lajmi ditës
Ali Ahmeti i “ndryshimeve të mëdha” – në pushtet kërkonte shtet unitar, në opozitë federalizim!
