Lajmi ditës

Aksion i policisë në Kërçovë: Janë konfiskuar pushkë dhe municion

Aksion i policisë në Kërçovë: Janë konfiskuar pushkë dhe municion

Më 07.05.2026, rreth orës 18:00 në Kërçovë, zyrtarët policorë nga SPB Kërçovë kanë privuar nga liria D.S. (65) nga Kërçova. Gjatë kontrolleve në shtëpinë e tij dhe objektet ndihmëse në Kërçovë dhe në fshatin Popoec të Kërçovës, të realizuara me urdhër gjykate, janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Ndaj / Сподели