LAJME
Vetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoiEuropoli kërkon serben: Është e lidhur me grabitjen e 40 milionë eurove, ofrohet shpërblim i madhTragjedi në SHBA, fëmija humb jetën nga fruthi në New York, viktima e parë në 30 viteAvokati i Erjon Veliajt: Rama sot më ka telefonuar – më ka sharë dhe kërcënuar!SQARIM| Kërkim falje dhe ndjesë nga Tema.mk për lajmin mbi një aksident në rrugën industriale në Tetovë!Sejdiu: Bërvenica dëshmoi se VLEN nuk ka tradhtuar shqiptarët, pa votat tona nuk do të fitonte Arkin Jahiji!Vetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoiEuropoli kërkon serben: Është e lidhur me grabitjen e 40 milionë eurove, ofrohet shpërblim i madhTragjedi në SHBA, fëmija humb jetën nga fruthi në New York, viktima e parë në 30 viteAvokati i Erjon Veliajt: Rama sot më ka telefonuar – më ka sharë dhe kërcënuar!SQARIM| Kërkim falje dhe ndjesë nga Tema.mk për lajmin mbi një aksident në rrugën industriale në Tetovë!Sejdiu: Bërvenica dëshmoi se VLEN nuk ka tradhtuar shqiptarët, pa votat tona nuk do të fitonte Arkin Jahiji!
Lajmi ditës

AKSION I MADH DOGANOR: U parandalua tentativa për kontrabandë të 2.000 vialave mjekësore

AKSION I MADH DOGANOR: U parandalua tentativa për kontrabandë të 2.000 vialave mjekësore

Zyrtarët doganorë parandaluan një tentativë për transport të paligjshëm të një sasie të madhe preparati mjekësor, pasi gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti mallrash u zbuluan mijëra viale të fshehura në kabinë. Siç informojnë nga Administrata Doganore, një ekip mobil nga Departamenti për Punë Operative zbuloi 2.000 copë viale me solucion mjekësor “Gadonas”, të cilat ishin fshehur nga ana e shoferit – shtetas kosovar – me qëllim që të futen pa lejet e nevojshme.

Automjeti ishte ndalur për kontroll në pikën kufitare Deve Bair. Bëhej fjalë për një kamion që transportonte profile alumini në linjën Turqi – Kosovë.

Kur u pyet nëse ka diçka shtesë për deklarim, përveç mallit të deklaruar, shoferi u përgjigj se nuk ka. Megjithatë, për shkak të dyshimit, zyrtarët doganorë kryen kontroll të detajuar të automjetit.

Gjatë kontrollit u gjetën gjithsej 2.000 viale, të paketuara në karta dhe qese, pa paketim origjinal dhe në gjendje bulk. Preparatet ishin fshehur në disa vende në kabinë – në shtratin e sipërm të automjetit, në zgavër fabrike, në hapësirën mbi sediljen e shoferit, si dhe në bagazhin personal të shoferit.

Nga Administrata Doganore theksojnë se preparate të tilla mjekësore nënshtrohen rregullave strikte për import, transport dhe ruajtje, pasi bëhet fjalë për produkte që përdoren në procedura mjekësore.

“Gadonas 7,5 ml” është një solucion që aplikohet intravenozisht gjatë marrjes së imazheve me rezonancë magnetike dhe për importin e tij kërkohen leje përkatëse, si dhe plotësimi i kushteve të përcaktuara të temperaturës dhe sigurisë.

Institucioni thekson se me këtë aksion u parandalua që materiali mjekësor të arrinte në treg pa kontroll dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Kundër shoferit, i cili ishte i punësuar në një kompani transporti kosovare, Departamenti për Hetime ka paraqitur kallëzim penal për vepër penale të kontrabandës.

Dogana informon se gjatë këtij viti ka parandaluar 13 tentativa për kontrabandë të ilaçeve dhe preparateve mjekësore, ku janë sekuestruar gjithsej rreth 29.000 copë produkte të ndryshme.

Ndaj / Сподели