Një aksident i rëndë trafiku me tre automjete ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Slovenija” në Shkup, ku dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spital.
Nga MPB bëjnë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 15:30 në SPB Shkup.
Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë “Audi” me targa të Shkupit, e drejtuar nga I.I. (45), një veturë “Mazda” me targa provuese, e drejtuar nga S.A. (31), si dhe një kamion me targa të Kumanovës, i drejtuar nga I.K. (37) nga Kumanovo.
Lajmi ditës
Aksident i rëndë në Shkup: Përplasen Audi, Mazda dhe një kamion, ka të lënduar
