LAJME
Tragjedi në SHBA, fëmija humb jetën nga fruthi në New York, viktima e parë në 30 viteAvokati i Erjon Veliajt: Rama sot më ka telefonuar – më ka sharë dhe kërcënuar!SQARIM| Kërkim falje dhe ndjesë nga Tema.mk për lajmin mbi një aksident në rrugën industriale në Tetovë!Sejdiu: Bërvenica dëshmoi se VLEN nuk ka tradhtuar shqiptarët, pa votat tona nuk do të fitonte Arkin Jahiji!Arbër Ademi: Drejtuesit e VLEN-it nuk meritojnë falenderim për fitoren në Bërvenicë!Aksident në rrugën industriale, një person është goditur nga vetura – shihet edhe një karrocë fëmijësh?!Nis përçarja në PS, Veliaj i reagon Ramës nga burgu: Kam më shumë dinjitet se kryeministri…ndryshe IK!Përleshje me sende metalike në kazino në GostivarTragjedi në SHBA, fëmija humb jetën nga fruthi në New York, viktima e parë në 30 viteAvokati i Erjon Veliajt: Rama sot më ka telefonuar – më ka sharë dhe kërcënuar!SQARIM| Kërkim falje dhe ndjesë nga Tema.mk për lajmin mbi një aksident në rrugën industriale në Tetovë!Sejdiu: Bërvenica dëshmoi se VLEN nuk ka tradhtuar shqiptarët, pa votat tona nuk do të fitonte Arkin Jahiji!Arbër Ademi: Drejtuesit e VLEN-it nuk meritojnë falenderim për fitoren në Bërvenicë!Aksident në rrugën industriale, një person është goditur nga vetura – shihet edhe një karrocë fëmijësh?!Nis përçarja në PS, Veliaj i reagon Ramës nga burgu: Kam më shumë dinjitet se kryeministri…ndryshe IK!Përleshje me sende metalike në kazino në Gostivar
Lajmi ditës

Adnan Azizi: Po krijojmë VLEN-in një subjekt funksional dhe të mirëorganizuar

Adnan Azizi: Po krijojmë VLEN-in një subjekt funksional dhe të mirëorganizuar

Deputeti dhe përfaqësuesi i VLEN-it Adnan Azizi, në një intervistë për Ora24, ka folur për shkrirjen e VLEN-it në një parti. Ai tha se të gjitha punët shkojnë drejt përfundimit, duke shtuar se tashmë është arritur marrëveshje për udhëheqësinë e VLEN-it.

Ai theksoi se me VLEN-in por krijojnë një parti që do të jetë funksionale, efikase dhe e mirëorganizuar, e cila ka mbrojtur dhe do të mbrojë interesin e shqiptarëve.

“Ajo që mbanë të bashkuar VLEN-in është kauza e përbashkët, mbrojtja e interesave të shqiptarëve. Mendime ndryshe dhe përplasje ka pasur, por ajo që na mbanë të bashkuar është interesi i përgjithshëm dhe kjo do të dominojë gjithmonë për të tejkaluar ato gjërat e vogla. Jemi të fokusuar që të ndërtojmë një subjekt do të eliminojë këto hatërmbetje dhe të bëjmë një subjekt funksional dhe të mirëorganizuar, që do të jetë efikas në qeveri dhe do të luftojë dhe mbrojë të drejtat e shqiptarëve”.

“Janë hekurosur të gjitha dilemat dhe shkojmë drejt epilogut. Ka marrëveshje për udhëheqjen e VLEN-it që do të jenë dy bashkëkryetarë, do të ketë një sekretar gjeneral dhe dy nënkryetar. Do të ketë sekretariate që do të përmbushin strukturën organizative të VLEN-it. Pas kongresit do të nisim me strukturimin e nëndegëve. Nuk shpejtojmë jemi në proces të mbarë. VLEN-i po merr hisen e shqiptarëve dhe mbrojmë interesat e shqiptarëve”, tha Azizi.

Ndaj / Сподели