Lajmi ditës

Përsëri aksident trafiku në Tetovë, motoçiklisti përfshihet në aksident, ja detajet

Përsëri aksident trafiku në Tetovë, motoçiklisti përfshihet në aksident, ja detajet

Një tjetër aksident trafiku me përfshirje të një motoçiklete është regjistruar sot në Tetovë, duke shtuar shqetësimet për numrin në rritje të aksidenteve ku përfshihen motorët në qytet, shkruan Tema.mk.


Aksidenti ka ndodhur pranë ish-kontrollit teknik në Tetovë, ku sipas informacioneve fillestare një motoçikletë është përfshirë në një aksident trafiku. Në vendngjarje kanë dalë ekipet e Ndihmës së Shpejtë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar dhe në çfarë gjendje ndodhen. Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë praninë e ambulancës dhe të qytetarëve të mbledhur në zonë, ndërsa autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e aksidentit./Tema.mk/

Ndaj / Сподели