Lajmi ditës

Dramë në Tetovë, i mituri nga Poroj i ik policisë dhe përplaset me veturën e policisë, ja detajet

Dramë në Tetovë, i mituri nga Poroj i ik policisë dhe përplaset me veturën e policisë, ja detajet

Policia e Tetovës ka privuar nga liria një 17-vjeçar nga fshati Poroj, pasi gjatë natës tentoi t’i ikte një ndjekjeje policore dhe u përplas me një automjet zyrtar të policisë.
Sipas njoftimit të SPB Tetovë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 24 qershorit, kur policët në rrugën “Gjoce Stojçevski” vërejtën një automjet tip “Jeep” me targa të Manastirit që po lëvizte në drejtim të kundërt.
Pasi iu dha sinjal për t’u ndalur, shoferi nuk respektoi urdhrin e policisë, por me shpejtësi të madhe e ktheu automjetin dhe vazhdoi arratisjen nëpër disa rrugë të Tetovës.
Në një parking në rrugën “Ilindenska”, policia i bllokoi rrugën me një automjet zyrtar “Skoda Yeti”, por 17-vjeçari e goditi veturën policore gjatë përpjekjes për të ikur.
Pas kontrolleve të kryera, u konstatua se i mituri drejtonte automjetin pa poseduar patentë shoferi. Në prani të prindit dhe avokatit të tij është zhvilluar bisedë zyrtare, ndërsa automjeti është sekuestruar.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Ndaj / Сподели