Gjatë 24 orëve të fundit, zyrtarët policorë në disa lokacione të vendit kanë privuar nga liria 12 persona, pasi gjatë kontrolleve tek ata është gjetur lëndë narkotike.
Në fshatin Debreshë të Gostivarit, policia arrestoi tre persona të moshës 21, 22 dhe 22 vjeç nga Gostivari, pasi gjatë kontrollit të një veture “Volkswagen” me targa të Gostivarit u gjet marihuanë.
Po atë natë, në Mavrovë, pranë vendit të njohur si “Byroja Turistike”, policia ndaloi një automjet “Suzuki” me targa të Gostivarit. Gjatë kontrollit, në çantën e njërit prej personave u gjet marihuanë.
Në Shkup, arrestime për posedim të drogës u regjistruan në disa lagje:
Në Bit Pazar u arrestuan dy persona, tek të cilët u gjetën marihuanë dhe lëndë e bardhë në formë gungash.
Në Komunën e Aerodromit u arrestuan dy persona, ndërsa tek njëri prej tyre u gjetën marihuanë dhe lëndë e bardhë.
Në Gjorçe Petrov u arrestua një person me marihuanë.
Në Parkun e Qytetit në Karposh u arrestua një shtetas 19-vjeçar nga Serbia, tek i cili u gjet pluhur i bardhë.
Ndërkohë, në Manastir u arrestua një 51-vjeçar, pasi gjatë kontrollit policor iu gjet lëndë e bardhë pluhur.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjithë personave do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.
Lajmi ditës
Aksion i policisë – Arrestohen 12 persona në Maqedoni, këto janë detajet
