Policët në Maqedoni do të kenë më shumë liri sa i përket pamjes personale, pasi Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë ndryshime në rregulloren që rregullon sjelljen dhe marrëdhëniet ndërmjet të punësuarve.
Me ndryshimet e reja, policëve të uniformuar u lejohet të mbajnë mjekër dhe tatuazhe të caktuara, por vetëm nëse ato përmbushin kushtet e përcaktuara për ruajtjen e pamjes profesionale dhe reputacionit të shërbimit policor.
Rregullat e reja synojnë modernizimin e standardeve të paraqitjes së efektivëve policorë, duke ruajtur njëkohësisht seriozitetin dhe dinjitetin e uniformës
