Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën lokale ndërmjet fshatrave Vejcë dhe Sellcë në Tetovë. Sipas policisë, më 17 qershor rreth orës 13:00, një katërçikël me targa të Tetovës, i drejtuar nga E.T. (25) nga Sellca, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesja ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa dy pasagjeret E.B. (18) dhe V.T. (20), gjithashtu nga Sellca, kanë marrë lëndime trupore.
Të lënduarat janë trajtuar në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa policia ka kryer ekspertizën e vendit të ngjarjes.
