LAJME
Musk i kthen shpinën republikanëve? Fshin postimet në mbështetje të tyre pas fitores së demokratëve!Gjendet pa shenja jete ministri i ekonomisë në një hotel në këtë shtet, ja detajet! (FOTO)Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të SerbisëHumbja e republikanëve në SHBA, bie çmimi i naftës në bursat botërore!Kjo është 17 vjeçarja në Maqedoni që është dhu’nuar e më pas është vr-arë, ja detaje të reja nga rasti!Përparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?Dalën detaje të reja për tragjedinë në Maqedoni: Vajza kishte arritur të shpëtonte edhe më parë, duke ikur nga dritarja, ndërsa kalimtarët e dërguan në spitalDeputetja Kaltrina Beqiri nga Brukseli: Liria e medias, kusht për demokraci dhe integrim evropianMusk i kthen shpinën republikanëve? Fshin postimet në mbështetje të tyre pas fitores së demokratëve!Gjendet pa shenja jete ministri i ekonomisë në një hotel në këtë shtet, ja detajet! (FOTO)Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të SerbisëHumbja e republikanëve në SHBA, bie çmimi i naftës në bursat botërore!Kjo është 17 vjeçarja në Maqedoni që është dhu’nuar e më pas është vr-arë, ja detaje të reja nga rasti!Përparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?Dalën detaje të reja për tragjedinë në Maqedoni: Vajza kishte arritur të shpëtonte edhe më parë, duke ikur nga dritarja, ndërsa kalimtarët e dërguan në spitalDeputetja Kaltrina Beqiri nga Brukseli: Liria e medias, kusht për demokraci dhe integrim evropian
Lajmi ditës

E raportoi makinën si të vjedhur, por ajo u gjet në oborrin e shtëpisë – zbulohet keqkuptimi familjar

E raportoi makinën si të vjedhur, por ajo u gjet në oborrin e shtëpisë – zbulohet keqkuptimi familjar

Një raportim për vjedhje të rëndë në Novobërdë mobilizoi Policinë, por hetimet zbuluan se Audi i shpallur i zhdukur nuk ishte vjedhur fare.

Sinjali raporton se një vajzë nga fshati Kufcë e Epërme kishte raportuar se persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën Audi A4 Caravan, derisa ajo ndodhej për pushime në Shqipëri.

Rasti u iniciua si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa njësitë policore nisën menjëherë veprimet hetimore për lokalizimin e automjetit.

Por zhvillimet e ditës së sotme morën një kthesë krejt tjetër.

Kur hetuesit dolën në vendngjarje për të vazhduar procedurat, vetura për të cilën ishte raportuar si e vjedhur u gjet në oborrin e shtëpisë së familjes.

Sipas informatave që posedon Sinjali, rezultoi se raportimi kishte ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje dhe mungese komunikimi brenda familjes, pasi babai i ankueses ia kishte dhënë veturën në shfrytëzim një shoku të tij, pa dijeninë e saj.

Kështu, pas dy ditësh dyshime për vjedhje dhe kërkime për Audin e “zhdukur”, automjeti u gjet aty ku askush nuk e kishte pritur – në oborrin e vet shtëpisë.

Audi që u shpall i vjedhur në Novobërdë nuk kishte përfunduar në duart e hajdutëve. Çelësi i misterit ishte një keqkuptim mes vajzës dhe babait të saj.

Ndaj / Сподели