LAJME
Edukatorja i shkel gishtin fëmijës në çerdhe, prindi e kërcënon – ja në cilin qytet të Maqedonisë ka ndodhur rastiNisi lëshimi i troftës së Ohrit, Hoxha: 100 mijë tani, 1.5 milionë në shtatorLajm i keq për shoferët, përsëri rriten çmimet e naftës në “hava” në Maqedoni, ja sa do të shitet një litërDeklarata shokuese e ministrit izraelit: Duhet të vrasim 30-40 palestinezë çdo natëJa dy vëllezërit që mbrëmë u aksidentuan për vdekje në Podujevë“Propozohet një rrugë në Tetovë të mbaj emrin e Fadil Sulejmanit”, çmendet “Lidhja e Luftëtarëve: Ai i konsideronte maqedonasit bullgar!Trump përshëndet paktin e mbrojtjes mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit: Hap i madh dhe i guximshëmE rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të PodujevëEdukatorja i shkel gishtin fëmijës në çerdhe, prindi e kërcënon – ja në cilin qytet të Maqedonisë ka ndodhur rastiNisi lëshimi i troftës së Ohrit, Hoxha: 100 mijë tani, 1.5 milionë në shtatorLajm i keq për shoferët, përsëri rriten çmimet e naftës në “hava” në Maqedoni, ja sa do të shitet një litërDeklarata shokuese e ministrit izraelit: Duhet të vrasim 30-40 palestinezë çdo natëJa dy vëllezërit që mbrëmë u aksidentuan për vdekje në Podujevë“Propozohet një rrugë në Tetovë të mbaj emrin e Fadil Sulejmanit”, çmendet “Lidhja e Luftëtarëve: Ai i konsideronte maqedonasit bullgar!Trump përshëndet paktin e mbrojtjes mes Arabisë Saudite, Turqisë dhe Pakistanit: Hap i madh dhe i guximshëmE rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të Podujevë
Lajmi ditës

“Erdogan vërtet një njeri i madh”, Trump pas samitit të NATO-s: Amerika më e fortë se kurrë

“Erdogan vërtet një njeri i madh”, Trump pas samitit të NATO-s: Amerika më e fortë se kurrë

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një video në X, ku presidenti amerikan, Donald Trump, flet për Samitin e NATO-s në Turqi, duke e cilësuar atë si një sukses të madh.

“Sapo përfunduam një Samit shumë të suksesshëm të NATO-s këtu në Turqi dhe dua të falënderoj presidentin Erdogan, i cili është vërtet një njeri i madh. Ai është një udhëheqës i shkëlqyer”, dëgjohet të thotë Trump.

“Dua gjithashtu të falënderoj Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Ruta. Mark është një person i jashtëzakonshëm, i zgjuar dhe një udhëheqës i madh. Nuk është e lehtë të drejtosh kaq shumë liderë”, shtoi ai. Presidenti amerikan tha se gjatë samitit zhvilloi bisedime me disa liderë botërorë, përfshirë takime dypalëshe me presidentin Erdogan, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderin sirian Ahmed al-Sharaa.

Sipas Trumpit, në çdo bisedë ishte e qartë se “Amerika është rikthyer” dhe se ajo është “më e fortë, më e madhe dhe më mirë se kurrë më parë”.

Video përfundon me fjalët: “Ky ishte një samit jashtëzakonisht i suksesshëm. Dua vetëm të them se në atë sallë kishte një ndjenjë të jashtëzakonshme miqësie dhe vullneti të mirë”. /Telegrafi/

Ndaj / Сподели