LAJME
Tirana përgatitet për revoltën e madhe; studentët, pedagogët dhe bizneset zbresin në rrugë kundër RamësMe 194 km/h me “Rolls-Royce” në autostradën Gostivar–Tetovë, arrestohet shoferi 44-vjeçarTetovë, ndotja e ajrit alarmon qytetarët! Institucionet zhvendosin përgjegjësinë te sezoni i dimritGani Geci del nga paraburgimi, ja detajet!15-vjeçari nga Gostivari dërgohet pa shenja jete në spital, pas reanimimit shfaq shenja jeteÇmimet e naftës rriten për shkak të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit dhe rreziqeve për furnizimin nga LibiaVuçiç lavdëron Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, kritikon protestuesitRama përsërit thirrjen për dialog: Jam i gatshëm në çdo vend dhe çdo orëTirana përgatitet për revoltën e madhe; studentët, pedagogët dhe bizneset zbresin në rrugë kundër RamësMe 194 km/h me “Rolls-Royce” në autostradën Gostivar–Tetovë, arrestohet shoferi 44-vjeçarTetovë, ndotja e ajrit alarmon qytetarët! Institucionet zhvendosin përgjegjësinë te sezoni i dimritGani Geci del nga paraburgimi, ja detajet!15-vjeçari nga Gostivari dërgohet pa shenja jete në spital, pas reanimimit shfaq shenja jeteÇmimet e naftës rriten për shkak të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit dhe rreziqeve për furnizimin nga LibiaVuçiç lavdëron Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, kritikon protestuesitRama përsërit thirrjen për dialog: Jam i gatshëm në çdo vend dhe çdo orë
Lajmi ditës

Makina bie nga ura në det në Poreç, humb jetën 52-vjeçari nga Piroku i Tetovës

Makina bie nga ura në det në Poreç, humb jetën 52-vjeçari nga Piroku i Tetovës

​Policia e Poreçit ka pranuar mbrëmë rreth orës 23:00 një njoftim për një aksident komunikacioni që ka ndodhur në rrugën DC75, në urën Antenal, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

​Aksidenti ka ndodhur kur një 52-vjeçar me origjinë nga fshati Pirok i Tetovës, i cili po drejtonte një automobil me targa të Sllovenisë në rrugën DC75, me të arritur në një kthesë të djathtë dhe të paqartë mbi urën Antenal, si pasojë e shpejtësisë së papërshtatshme me kushtet dhe gjendjen e rrugës, është përplasur me rrethojën mbrojtëse të urës. Ai e ka thyer atë dhe makina ka përfunduar në det. Nga ky aksident i rëndë, shoferi fatkeqësisht ka mbetur i vdekur në vend.

​Rruga shtetërore ka qenë e mbyllur për të gjithë qarkullimin nga data 7 qershor në ora 23:20 deri më 8 qershor në ora 02:55, me qëllim të kryerjes së këqyrjes së vendit të ngjarjes. Trupi i të ndjerit është dërguar në patologjinë e spitalit të Pulës, ku do të bëhet obduksioni.

Ndaj / Сподели