LAJME
Tirana përgatitet për revoltën e madhe; studentët, pedagogët dhe bizneset zbresin në rrugë kundër RamësMe 194 km/h me “Rolls-Royce” në autostradën Gostivar–Tetovë, arrestohet shoferi 44-vjeçarTetovë, ndotja e ajrit alarmon qytetarët! Institucionet zhvendosin përgjegjësinë te sezoni i dimritGani Geci del nga paraburgimi, ja detajet!15-vjeçari nga Gostivari dërgohet pa shenja jete në spital, pas reanimimit shfaq shenja jeteÇmimet e naftës rriten për shkak të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit dhe rreziqeve për furnizimin nga LibiaVuçiç lavdëron Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, kritikon protestuesitRama përsërit thirrjen për dialog: Jam i gatshëm në çdo vend dhe çdo orëTirana përgatitet për revoltën e madhe; studentët, pedagogët dhe bizneset zbresin në rrugë kundër RamësMe 194 km/h me “Rolls-Royce” në autostradën Gostivar–Tetovë, arrestohet shoferi 44-vjeçarTetovë, ndotja e ajrit alarmon qytetarët! Institucionet zhvendosin përgjegjësinë te sezoni i dimritGani Geci del nga paraburgimi, ja detajet!15-vjeçari nga Gostivari dërgohet pa shenja jete në spital, pas reanimimit shfaq shenja jeteÇmimet e naftës rriten për shkak të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit dhe rreziqeve për furnizimin nga LibiaVuçiç lavdëron Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, kritikon protestuesitRama përsërit thirrjen për dialog: Jam i gatshëm në çdo vend dhe çdo orë
Lajmi ditës

Mevlan Ademi: Pas dy vitesh rikthejmë kërkesën për provimet shtetërore në shqip

Mevlan Ademi: Pas dy vitesh rikthejmë kërkesën për provimet shtetërore në shqip

Mevlan Ademi, njëri nga iniciuesit e protestave studentore për të drejtën e dhënies së provimeve shtetërore në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, ka paralajmëruar se pas më shumë se dy vitesh pritje, bashkë me Kryetarin e Parlamentit Studentor të UEJL-së, Besjan Rexhepi, kanë ridorëzuar kërkesën zyrtare drejtuar institucioneve.

Ademi thekson se kësaj radhe fronti i kërkesave është zgjeruar ndjeshëm, duke përfshirë jo vetëm Provimin e Jurisprudencës, por edhe provimet për noterë, përmbarues dhe çdo provim tjetër shtetëror që vazhdon të mbahet padrejtësisht vetëm në gjuhën maqedonase, në kundërshtim të hapur me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Postimi i plotë:

Pas më shumë se dy vitesh, sot, së bashku me Kryetarin e Parlamentit Studentor të UEJL-së, Besjan Rexhepi, ridorëzuam kërkesën tonë. 📄
Këtë herë, kërkesa përfshin jo vetëm Provimin e Jurisprudencës, por edhe provimet për noter, përmbarues dhe të gjitha provimet shtetërore që, në kundërshtim me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, vazhdojnë të organizohen vetëm në gjuhën maqedonase.

Studentët shqiptarë nuk duhet të diskriminohen. Duhet të kenë mundësi të barabarta për t’u arsimuar, për t’u certifikuar dhe për të ushtruar profesionin e tyre në vendin e vet.

Institucionet kanë detyrimin të zbatojnë ligjin, të jenë në shërbim të qytetarëve dhe të respektojnë gjuhën e një populli shtetformues.

Gjuha shqipe nuk është privilegj. Është e drejtë e garantuar me ligj dhe një realitet i pamohueshëm i këtij shteti.(INA)

Ndaj / Сподели