LAJME
Policia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëSamir Mane paraqitet në SPAK, në fokus hetimet për vilën 188/1 në “Green Coast”, ja detajetPolicia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëSamir Mane paraqitet në SPAK, në fokus hetimet për vilën 188/1 në “Green Coast”, ja detajet
Lajmi ditës

Rreth 20 nxënës dhe një mësues përfundojnë te mjeku, dyshohet për helmim ose virus

Rreth 20 nxënës dhe një mësues përfundojnë te mjeku, dyshohet për helmim ose virus

Rreth njëzet nxënës dhe një mësues nga Shkolla Fillore “Nevena Georgieva-Dunja” në komunën e Kisella Vodës në Shkup kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të simptomave si të përziera, të vjella dhe diarre, duke ngritur dyshime nëse bëhet fjalë për helmim nga ushqimi apo për një sëmundje virale.

Sipas informacioneve nga institucionet shëndetësore, deri dje rreth 15 fëmijë janë kontrolluar në Klinikën e Fëmijëve, raportoi 4news.mk. Pjesa më e madhe e tyre kanë pasur gjendje më të lehtë klinike dhe janë dërguar për mjekim në shtëpi. Vetëm një fëmijë është mbajtur në trajtim spitalor, por pas stabilizimit të gjendjes sot është lëshuar në shtëpi.

Nga Klinika për Sëmundje Infektive njoftojnë se janë kontrolluar katër fëmijë dhe një person i rritur me simptoma të të vjellave dhe diarresë. Tek asnjëri prej pacientëve nuk është konstatuar nevoja për trajtim spitalor.

Sipas anketave fillestare epidemiologjike, deri më tani nuk është konstatuar konsumim i përbashkët i ushqimit nga të gjithë të prekurit, prandaj autoritetet shëndetësore nuk duan të spekulojnë për shkaqet derisa të përfundojnë verifikimet.

Shqetësim kanë shprehur edhe prindërit. Njëri prej tyre ka deklaruar se fëmija i tij është marrë nga shkolla që paradite për shkak të të vjellave dhe pret që institucionet kompetente të zbardhin shkaqet e paraqitjes së këtyre simptomave.

Ndaj / Сподели