Një incident i rëndë me armë zjarri ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00, ku një 32-vjeçar plagosi një grua 24-vjeçare dhe më pas qëlloi veten.
Viktima ka pësuar plagë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari Valon Krasniqi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve. “VRASJE NË TENTATIVË
Ferizaj 10.04.2026, 21:58. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri drejt të dashurës së tij dhe më pas e qëllon veten. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një karikator gjashtë fishekë dhe tri gëzhojat e armës së përdorur. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë
