Bota

Ja cili vend është më i shtrenjti në botë

Ja cili vend është më i shtrenjti në botë

Islanda ka zënë vendin e parë në listën e vendeve më të shtrenjta në botë, duke tejkaluar Zvicrën, sipas llogaritjeve të fundit të publikuara nga një sindikatë lokale duke përdorur të dhëna nga Eurostat dhe Banka Qendrore e Islandës.

Sipas analizave, niveli i çmimeve në Islandë tani është më i lartë se në Zvicër me rreth tre pikë përqindjeje, gjë që e vendos këtë vend ishullor përsëri në krye të renditjes globale të kostos së jetesës.

Sipas mediave zvicerane, herën e fundit që Islanda ishte më e shtrenjtë se Zvicra ishte në vitin 2018.

Ndaj / Сподели