Lajmi ditës

Pensionet përsëri do të rriten në Maqedoni, ja në cilin muaj

Pensionet përsëri do të rriten në Maqedoni, ja në cilin muaj

Sipas afatit ligjor, pensionistët në Maqedoninë e Veriut duhet ta marrin pensionin e muajit maj të hënën, më 1 qershor 2026.
Megjithatë, praktika e viteve të fundit tregon se disa banka i paguajnë pensionet disa ditë më herët. Kjo pritet të ndodhë edhe këtë herë, duke pasur parasysh se të premten është ditë jopune për besimtarët ortodoksë, gjë që krijon një fundjavë të zgjatur.


Gjatë periudhës së kaluar, pensionet janë rritur në katër etapa: dy herë me nga 2.500 denarë dhe dy herë me rritje lineare prej nga 1.000 denarësh. Në total, pensionistët kanë përfituar një rritje prej 7.000 denarësh gjatë dy viteve të fundit.


Rritja e ardhshme e pensioneve tashmë është planifikuar sipas ligjit dhe do të vlejë për pensionin e muajit shtator, i cili do të paguhet në tetor.

Ndaj / Сподели