Lajmi ditës

5-vjeçari pëson lëndime të rënda pasi u godit nga një trotinet elektrik i drejtuar nga një 12-vjeçar, ja detajet

5-vjeçari pëson lëndime të rënda pasi u godit nga një trotinet elektrik i drejtuar nga një 12-vjeçar, ja detajet

Një fëmijë pesëvjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një trotinet elektrik në fshatin Crnik të Pehçevës.
Sipas informacioneve të policisë, aksidenti ka ndodhur më 22 maj 2026, rreth orës 11:00, përcjellë Tema.mk.

Trotineti elektrik drejtohej nga një i mitur 12-vjeçar nga i njëjti fshat. Fëmija i lënduar është transportuar në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë në Pehçevë, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda trupore. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Tema.mk/

Ndaj / Сподели