Lajmi ditës

Trump për Iranin: Do t’i jap një mundësi negociatave

Trump për Iranin: Do t’i jap një mundësi negociatave

Donald Trump deklaroi se SHBA do t’i japë “një mundësi” negociatave me Iranin, duke theksuar se nuk është i nxituar për arritjen e një marrëveshjeje. Duke folur para gazetarëve në Bazën Ushtarake Andrews, pranë Uashingtonit, Trump u pyet nëse bisedimet me Iranin po zgjasin më shumë se sa ishte parashikuar. Në përgjigje, ai krahasoi situatën me konfliktet e mëparshme të SHBA-së në Afganistan dhe Vietnam.

“Jam këtu prej tre muajsh dhe pjesa më e madhe e kësaj kohe ka kaluar në armëpushim. Do t’i japim një mundësi kësaj. Nuk jam me nxitim”, deklaroi presidenti amerikan.

Ndaj / Сподели