Donald Trump ka deklaruar se një valë e re sulmesh ndaj Iranit është shmangur në minutat e fundit, pas kërkesave të disa vendeve të rajonit si Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ai ka bërë të ditur se situata ishte shumë pranë përshkallëzimit dhe se, sipas tij, SHBA ishte rreth një orë larg ndërhyrjes. Trump ka folur gjithashtu për Iranin, duke thënë se vendi është nën presion për të arritur një marrëveshje dhe se ekziston një afat i shkurtër për negociata, që sipas tij mund të zgjasë vetëm disa ditë.
Ai ka paralajmëruar se, nëse nuk arrihet marrëveshje, mund të ketë veprime të tjera ushtarake, duke theksuar se SHBA nuk mund të lejojë që Irani të pajiset me armë bërthamore.
