LAJME
Personi që humbi jetën mbrëm në Shkup pas përplasjes me motor është një 19 vjeçar, ja detajet e rejaE dhimbshme – Raportohet se një person ka ndërruar jetë në aksidentin me motor në rrugën e pllastikave në Shkup?!Aksident i rëndë në rrugën e Plastikave në Shkup, motoçiklisti dërgohet me urgjencë në Spitalin e Qytetit, ja detajetSKANDAL në qiellin e maqedonisë: Humbet komunikimi me avionët, mbyllen disa korridore ajrore – ja detajetGruevski ka shtetësi hungareze që në vitin 2022, kthimi në Maqedoni është një mision i pamundurEKSKLUZIVE: Dështojnë bisedimet mes ASH-së së Selës dhe VLEN-it për t’u bërë pjesë e qeverisë, ja çfarë postesh ka kërkuar Ziadin SelaLista e re e Forbes, Samir Mane thyen rekordin duke arritur 1.9 miliardë $ pasuriIshte duke u kthyer nga mbrëmja e maturës, humb jetën 18 vjeçariPersoni që humbi jetën mbrëm në Shkup pas përplasjes me motor është një 19 vjeçar, ja detajet e rejaE dhimbshme – Raportohet se një person ka ndërruar jetë në aksidentin me motor në rrugën e pllastikave në Shkup?!Aksident i rëndë në rrugën e Plastikave në Shkup, motoçiklisti dërgohet me urgjencë në Spitalin e Qytetit, ja detajetSKANDAL në qiellin e maqedonisë: Humbet komunikimi me avionët, mbyllen disa korridore ajrore – ja detajetGruevski ka shtetësi hungareze që në vitin 2022, kthimi në Maqedoni është një mision i pamundurEKSKLUZIVE: Dështojnë bisedimet mes ASH-së së Selës dhe VLEN-it për t’u bërë pjesë e qeverisë, ja çfarë postesh ka kërkuar Ziadin SelaLista e re e Forbes, Samir Mane thyen rekordin duke arritur 1.9 miliardë $ pasuriIshte duke u kthyer nga mbrëmja e maturës, humb jetën 18 vjeçari
Lajmi ditës

“Hiqeni qafe në çfarë do lloj mënyre” – Baton Haxhiu përfundon në polici pas deklaratës ndaj Kurtit

“Hiqeni qafe në çfarë do lloj mënyre” – Baton Haxhiu përfundon në polici pas deklaratës ndaj Kurtit

Gazetari Baton Haxhiu është intervistuar sot nga dy hetues në staicionin policor “Qendra” në Prishtinë lidhur me një deklaratë të bërë në Pressing në T7 para rreth një jave.

Haxhiu shkroi në një op-ed se prokurori Arianit Salihu kishte autorizuar intervistimin e tij, “duke e kthyer një analizë politike në objekt procedurial”, raporton GazetaExpress, transmeton Periskopi.

Sot, Haxhiu tha se ishte në hetuesi, ku u mor në pyetje në cilësinë e dëshmitarit.

“Dhe ajo që pashë nuk ishte vetëm një procedurë, por një keqkuptim që ka marrë formë institucionale”, shkruan ai.

Haxhiu kishte thënë në Pressing në T7 se qytetarët duhet “ta heqin qafe” kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në atë mënyrë që të vendosin ose t’ia japin 80 mandate në Kuvend, ose ta largojnë nga qeverisja.

“Ne kemi humbur shumëçka në këtë vend dhe merremi me procedura. Dhe kjo është për të ardhur keq. Dhe ajo që duhet të them, qytetarët duhet të përgatiten për dy gjëra: ose le t’ia japin njeriut 80 vota, o le të tregojnë se ky nuk është i gatshëm të qeverisë, se kjo nuk ka kuptim më”, ka thënë ai.

“Qytetarët e Kosovës po luajnë me veten. Hiqeni qafe në çfarëdo mënyre. Ose jepjani 80 vota, ose largojeni që të qeverisin të tjerët, se jemi lodhë”, ka thënë Haxhiu.

Ndaj / Сподели