Pas padisë së një ish punonjësi të bankës amerikane JPMorgan Chase, se është abuzuar seksualisht nga drejtuesja shqiptare, Lorna Hajdini, ka reaguar institucioni financiar, duke thënë se gjithçka në padi është sajesë, raporton New York Post.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për Chirayu Rana, 35 vjeç, aktualisht drejtues në një firmë investimesh. Ai kishte ngritur një padi këtë javë, nën pseudonimin “John Doe”, ndaj Lorna Hajdini, drejtuese ekzekutive në bankën amerikane.
