LAJME
Tërmeti e dridhi Shkupin, ja detajetDarsma në Dobërdoll, 4 personave u shqyptohet masa e paraburgimit, ja sa ditëEdhe zyrtarisht bashkohen “nip e dajë”? Fatmir Limani rikthehet në krah të Ali Ahmetit pasi e përzun nga VLEN-i dhe Qeveria!Azizi i drejtohet Ahmetit: Patriotizmi nuk është aktrim, historia i mban mend veprat, jo fjalëtTansu Çiller në 1997-tën: “Nëse Greqia sulmon Shqipërinë, Turqia do të jetë në Athinë për 24 orë”Daut Memishi inauguron fushën sportive me bar artificial në Përshefcë–Gllogjë, hapet edhe turneu në futboll të vogëlAli Ahmeti: Fryma e Krushevës po zëvendësohet me dominim, shqiptarët po margjinalizohenTemperatura të larta në të gjithë territorin e Maqedonisë, ja sa do të arrinë sotTërmeti e dridhi Shkupin, ja detajetDarsma në Dobërdoll, 4 personave u shqyptohet masa e paraburgimit, ja sa ditëEdhe zyrtarisht bashkohen “nip e dajë”? Fatmir Limani rikthehet në krah të Ali Ahmetit pasi e përzun nga VLEN-i dhe Qeveria!Azizi i drejtohet Ahmetit: Patriotizmi nuk është aktrim, historia i mban mend veprat, jo fjalëtTansu Çiller në 1997-tën: “Nëse Greqia sulmon Shqipërinë, Turqia do të jetë në Athinë për 24 orë”Daut Memishi inauguron fushën sportive me bar artificial në Përshefcë–Gllogjë, hapet edhe turneu në futboll të vogëlAli Ahmeti: Fryma e Krushevës po zëvendësohet me dominim, shqiptarët po margjinalizohenTemperatura të larta në të gjithë territorin e Maqedonisë, ja sa do të arrinë sot
Lajmi ditës

Plan për modernizimin e ngrohjes në Spitalin e Tetovës: Drejt kalimit nga nafta në gaz natyror

Plan për modernizimin e ngrohjes në Spitalin e Tetovës: Drejt kalimit nga nafta në gaz natyror

Drejtori i Spitalit Klinik në Tetovë, Erzen Elezi, priti në një takim zyrtar ministrin e Ekologjisë, Muhamet Hoxha, së bashku me ekipin e tij, ku në fokus ishte modernizimi i sistemit të ngrohjes në këtë institucion shëndetësor.
Gjatë takimit u diskutua mundësia e zëvendësimit të sistemit ekzistues me naftë me një sistem më modern dhe më miqësor ndaj mjedisit, të bazuar në gaz natyror. Ky projekt synon uljen e ndotjes së ajrit përmes reduktimit të emetimeve të dëmshme dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit në Tetovë.
Ministri Hoxha theksoi se përmirësimi i cilësisë së ajrit mbetet prioritet, duke nënvizuar se projekte të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e ndotjes dhe avancimin e standardeve mjedisore. Sipas tij, përdorimi i gazit si alternativë më ekologjike do të ketë ndikim pozitiv në një qytet që vazhdimisht përballet me sfida në këtë drejtim.
Nga ana tjetër, drejtori Elezi vuri në dukje nevojën urgjente për këtë investim, duke theksuar se sistemi aktual me naftë është i amortizuar, më i kushtueshëm dhe me ndikim negativ në mjedis. Ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim institucional për realizimin e projektit.
Në përfundim, palët u dakorduan për ndërmarrjen e hapave konkretë në fazat e ardhshme, me qëllim zbatimin e sistemit të ri të ngrohjes dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit në Tetovë.

Ndaj / Сподели