Lajmi ditës

Mexhiti: VLEN i jep fund monopolit 20-vjeçar të BDI-së, më 9 maj kongresi i parë

Mexhiti: VLEN i jep fund monopolit 20-vjeçar të BDI-së, më 9 maj kongresi i parë

Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti, ka njoftuar se më 9 maj do të mbahet kongresi i parë i kësaj lëvizjeje, i cili do të shënojë bashkimin dhe shndërrimin e saj në një parti të vetme politike.

Ai nënvizoi se ky koalicion ka arritur të ndryshojë dinamikën e skenës politike shqiptare në vend, duke thyer dominimin e BDI. “VLEN arriti të depomonopolizojë skenën politike shqiptare në Maqedoni, të vendosë konkurrencë dhe t’i japë fund monopolit 20-vjeçar të BDI-së”, u shpreh Mexhiti.

Sipas tij, ndonëse konkurrenca politike mund të mos jetë gjithmonë në interes të vetë partive, ajo është e dobishme për qytetarët. “Ata punonin me parimin ‘përça dhe sundo’, ndërsa ne kemi vendosur konkurrencë, e cila mund të jetë e keqe për partitë, por është e mirë për votuesit”, deklaroi ai.

Mexhiti shtoi se një konkurrencë e vazhdueshme politike do të krijojë një opozitë të fortë dhe do të sjellë rezultate konkrete për qytetarët. “Gjithmonë do të ketë një pozitë të fortë, e cila në fund do të rezultojë me rezultate dhe performancë për votuesit dhe për popullin”, tha ai.

Ndaj / Сподели