Lajmi ditës

Tetovari e kërcënon me thikë gruan e tij, ja detajet

Tetovari e kërcënon me thikë gruan e tij, ja detajet

Më datë 20.04.2026, në ora 23:30, në rrugën “Kiro Ristovski Drnc” in Tetovë, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Tetovë kanë privuar nga liria personin V.A.(32) nga Tetova. Ai është denoncuar nga bashkëshortja e tij 30-vjeçare se një ditë më parë, rreth orës 18:00, e ka kërcënuar me një mjet të mprehtë dhe ka tentuar ta dëbojë nga shtëpia. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

Ndaj / Сподели