LAJME
Taravari: Artan Grubi ka avancuar qindra shqiptarë!Kasami dhe Memishi dominojnë Pollogun sa i përket transparencës në komunat që udhëheqin, ja rënditja e Tetovës dhe Tearcës!Ziadin Sela nuk e mbështet Arkin Jahijin e BDI-së, LSH nuk hyn në garë për BërvenicënKaos në një kazino në Shkup – aktivizojnë aparatet kundër zjarrit, disa persona përfundojnë në klinikëHati i TikTokut ‘del’në dosjen e Ergys Agasit, raportohet se është inçizuar duke dalur nga zyra e tij?!Dolën me radar në rrugë, policisë i prishet vetura në Xhepçisht – Karroteci e largon nga vendi!Trump: Shumë shpejt do ta fitojmë luftën me Iranin, do të ketë ulje të çmimit të naftësPromovohet kandidatura e Arkin Jahijit për Bërvenicën, në fotografi edhe fëmijë të mitur në tubim!Taravari: Artan Grubi ka avancuar qindra shqiptarë!Kasami dhe Memishi dominojnë Pollogun sa i përket transparencës në komunat që udhëheqin, ja rënditja e Tetovës dhe Tearcës!Ziadin Sela nuk e mbështet Arkin Jahijin e BDI-së, LSH nuk hyn në garë për BërvenicënKaos në një kazino në Shkup – aktivizojnë aparatet kundër zjarrit, disa persona përfundojnë në klinikëHati i TikTokut ‘del’në dosjen e Ergys Agasit, raportohet se është inçizuar duke dalur nga zyra e tij?!Dolën me radar në rrugë, policisë i prishet vetura në Xhepçisht – Karroteci e largon nga vendi!Trump: Shumë shpejt do ta fitojmë luftën me Iranin, do të ketë ulje të çmimit të naftësPromovohet kandidatura e Arkin Jahijit për Bërvenicën, në fotografi edhe fëmijë të mitur në tubim!
Lajmi ditës

Memishi pret në takim zv/ministren Sadiku: Mbetemi të përkushtuar për të rritur investimet në sport

Memishi pret në takim zv/ministren Sadiku: Mbetemi të përkushtuar për të rritur investimet në sport

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka pritur sot në një takim zyrtar zv/ministren e sportit, znj. Safije Sadiku, ku gjatë takimit u zhvilluan një diskutim i frytshëm lidhur me projektet aktuale dhe ato të planifikuara në komunë, me fokus të veçantë në avancimin e infrastrukturës sportive dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve sportive.


Në këtë drejtim, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional si një faktor kyç për realizimin e projekteve konkrete që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht të rinjve. Kryetari Memishi ritheksoi përkushtimin e komunës për të rritur investimet në sport dhe për të krijuar mundësi të reja për të rinjtë, duke e konsideruar sportin si një shtyllë të rëndësishme të zhvillimit shoqëror dhe promovimit të vlerave pozitive.

Ndaj / Сподели