Lajmi ditës

Një vit pa Shpat Kasapin, ja dedikimi emocional i të dashurës së tij!

Një vit pa Shpat Kasapin, ja dedikimi emocional i të dashurës së tij!

Për dy ditë, më 26 nëntor bëhet plot një vit pa artistin e mirënjohur shqiptar Shpat Kasapin. Edhe pse ditët kalojnë dhe u bë viti pa këngëtarin, dhimbja e zia ka pllakosur në familjen e tij të vogël, për partneren dhe djalin e tij, Selvijen dhe Roelin.Përmes një postimi të bërë dje në rrjet, Selvija njofton se më 29 nëntor do të zhvillohet mbrëmja përkujtimore në Pallatin e Kulturës në Tetovë, në orën 18:00, në nder të Shpat Kasapit, për të kujtuar jetën dhe veprat që ai la pas, e mbi të gjitha njeriun që ai ishte.“Një vit pa ty, Shpat…Ka mungesa që nuk i mbush as koha, as fjalët. E jotja është një prej tyre.Jeta mori një drejtim që nuk e kishim imagjinuar. Roeli po rritet, po zbulon botën, po mëson gjëra të reja… dhe në çdo hap të tij do të doja të ishe aty për ta parë.Do të doja të dëgjoje zërin e tij, të qeshje me të dhe të përjetoje çdo moment që koha nuk na la ta jetonim së bashku.Unë do të jem gjithmonë aty për t’i treguar për ty, për muzikën tënde, për buzëqeshjen tënde dhe për dashurinë që kishe për të.Më 29 nëntor, do të mblidhemi për të kujtuar jetën dhe veprën tënde, por mbi të gjitha njeriun që le pas në zemrat tona.”, shkruan Selvija.

Ndaj / Сподели