Lajmi ditës

Alta Banka në shitje deri në 11,5 milionë euro, Mickoski: Nuk ka rëndësi sa do të paguajë pronari i ri!

Alta Banka në shitje deri në 11,5 milionë euro, Mickoski: Nuk ka rëndësi sa do të paguajë pronari i ri!

Kryeministri Hristijan Mickoski ka hedhur poshtë akuzat e LSDM-së se Qeveria po nxiton ta shesë Alta Bankën për një çmim simbolik, duke theksuar se prioriteti është që banka të ketë një pronar të ri. Ankandi i parë për shitjen e aksioneve është caktuar për 30 nëntor, me çmim prej 22,8 milionë eurosh, ndërsa në ankandin e fundit, më 7 dhjetor, ato do të ofrohen për 11,5 milionë euro. Deri më tani, vetëm Banka Komerciale ka shprehur interes për blerjen.

Mickoski argumentoi se paratë nga shitja nuk do të përfundojnë te aksionarët në Maqedoni, por në masën e falimentimit të Alta Bankës në Serbi. “Për kë shqetësohen ata, për Macurën dhe Alta Bankën në Serbi apo që banka të ketë një pronar të ri? Nga njëra anë na akuzojnë se kemi qenë me Macurën dhe Alta Bankën e Serbisë, ndërsa nga ana tjetër shqetësohen se dikush do ta blejë bankën më lirë”, deklaroi Mickoski në një intervistë televizive.

Ndaj / Сподели