Lajmi ditës

Tragjedi në Itali, humb jetën 47-vjeçari Vehap Deari nga Dëbërca e Tetovës

Tragjedi në Itali, humb jetën 47-vjeçari Vehap Deari nga Dëbërca e Tetovës

Një ngjarje tragjike në vendin e punës në Itali i ka marrë jetën Vehap Dearit, 47-vjeçarit nga fshati Dëbërcë i Komunës së Zhelinës. Ai humbi jetën më 11 nëntor, gjatë punës në një platformë për nxjerrjen e gazit natyror në Detin Adriatik, përcjell tetova1Sipas raportimeve të mediave italiane, Deari, i cili prej vitesh jetonte dhe punonte në qytetin e Ravennës, ishte i angazhuar në platformën detare Brenda, përballë brigjeve të qytetit Pesaro.

Ai ishte i punësuar në kompaninë Donelli Srl, e cila kryente punime në strukturat metalike të platformës.Sipas informacioneve të bëra publike nga sindikatat italiane, 47-vjeçari dyshohet se ka rënë në det gjatë kryerjes së punës. Një nga kolegët e tij është hedhur në ujë në përpjekje për ta shpëtuar, por fatkeqësisht ndërhyrja nuk arriti të parandalojë tragjedinë.

Ndaj / Сподели