Lajmi ditës

Përplasja për Alta Bankën, Taravari: VLEN po kërkon fajtorë gjithandej

Përplasja për Alta Bankën, Taravari: VLEN po kërkon fajtorë gjithandej

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar lidhur me debatet politike për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut, duke kritikuar VLEN-in për qëndrimin e tij. Taravari thekson se banka hyri zyrtarisht në vend në shtator të vitit 2025, kur VLEN ishte pjesë e Qeverisë, dhe pretendon se Aleanca për Shqiptarët kishte paralajmëruar më herët për ndikimin e mundshëm ekonomik dhe financiar serb.“ALTA Banka hyri zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut në shtator të vitit 2025. Në atë kohë, pjesë e Qeverisë ishte edhe VLEN-i. VLEN-i vazhdon të jetë pjesë e Qeverisë edhe sot.

Por, duke i parë reagimet e sotme të eksponentëve të VLEN-it, duket se kemi të bëjmë me një rast klasik të amnezisë politike selektive: fajtorët kërkohen gjithandej, vetëm jo aty ku duhet!Nuk e di nëse kjo është iluzion politik, nënçmim i inteligjencës së qytetarëve apo një përpjekje për t’i trajtuar njerëzit me terapi të harresës kolektive.Por një gjë është e pamohueshme: Aleanca për Shqiptarët paralajmëroi me kohë!Që nga momenti kur u bë publike hyrja e kësaj banke, ngritëm shqetësimin se përmes saj mund të zgjerohej ndikimi i botës serbe në Maqedoninë e Veriut, kësaj radhe edhe në sferën ekonomike dhe financiare. Paralajmërimet tona i mbështetëm edhe në shqetësimet e ngritura në raportin e Komisionit Evropian për ndikimin e botës serbe në vend.Fatkeqësisht, askush nuk deshi t’i dëgjonte vërejtjet tona.

Ndaj / Сподели