Çështja e “Alta bankës” ka ndezur rrjetet sociale, ku qytetarët kanë shpërthyer në komente ironike dhe tallje ndaj BDI-së, duke e riemërtuar bankën me një emër simbolik: “Ali banka”.Në qendër të ironisë është emri i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, lidhur me pretendimet dhe pikëpyetjet që po ngrihen për lidhjet e mundshme me rrjete të institucioneve financiare serbe.Komentuesit nuk kanë kursyer ironinë, duke vënë në kontrast retorikën e dikurshme patriotike të BDI-së me zhvillimet dhe akuzat që po qarkullojnë rreth kësaj çështjeje.Nga “Alta banka” në “Ali banka” – një lojë fjalësh që po bëhet virale në rrjetet sociale dhe që po shndërrohet në një tjetër goditje ironike ndaj partisë tashmë në opozitë.
Lajmi ditës
Shpërthen rrjeti, qytetarët ia ndryshojnë emrin Alta bankës në “Ali banka”
