Këshilli Gjyqësor e zgjodhi Subhi Jakupin, kryetar të Gjykatës Administrative. Në garën për këtë pozitë ishin pesë kandidatë, ndërsa katër prej tyre plotësuan kushtet për të vazhduar procedurën. Jakupi mori mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Këshillit, të cilët vlerësuan përvojën e tij dhe programin për drejtimin e gjykatës.
Kundër zgjedhjes së tij u deklarua anëtarja Suzana Joshevska, duke theksuar se Jakupi ka vetëm shtatë vjet përvojë gjyqësore dhe nuk ka ushtruar asnjëherë funksionin e gjyqtarit në gjykatën që do ta drejtojë. Jakupi hyri në sistemin gjyqësor në vitin 2018-të, pasi paraprakisht kishte qenë përfaqësues i BDI-së në KSHZ. Jakupi ishte pjesë e përbërjes së KSHZ-së të cilët dhanë dorëheqje pasi ish ambasadori amerikan Xhes Bejli zbardhi skandalin ku anëtarët u kishin ndarë vetes mjete financiare shtesë për shkak angazhimit në zgjedhje lokale./Alsat.mk
