Më 22.11.2026, në orën 13:30, zyrtarë policorë nga Njësia e Policisë Kriminalistike pranë SPB-së Tetovë, në koordinim me Sektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor pranë MPB-së, kanë arrestuar M.B. (31) nga fshati Çellopek i Tetovës.
Arrestimi është kryer në bazë të një urdhri gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti, për veprën penale të paraparë në nenin 386, paragrafi 1, të Kodit Penal.
Pas arrestimit, personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Tetovës, ku do të vuajë dënimin.
