Lajmi ditës

Rast i rëndë në Maqedoni/ E dërgonte nënën e tij me karrocë invalidësh për të lypur, ndërsa më pas ia merrte paratë!

Rast i rëndë në Maqedoni/ E dërgonte nënën e tij me karrocë invalidësh për të lypur, ndërsa më pas ia merrte paratë!

Një 60-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria, nën dyshimin se gjatë viteve 2025 dhe 2026 e ka detyruar nënën e tij 80-vjeçare të lypë, ndërsa më pas ia ka marrë me forcë paratë për nevojat e tij personale, raporton Skopje1.mk.

Kundër tij, Njësia Kombëtare për Luftimin e Kontrabandimit të Migrantëve dhe Trafikimit me Qenie Njerëzore ka ngritur kallëzim penal për veprën penale të trafikimit me njerëz, në përputhje me nenin 418-a, paragrafi 1 të Kodit Penal.Procedura është zhvilluar nën drejtimin e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Sipas kallëzimit, i dyshuari ka shfrytëzuar gjendjen e rënduar dhe pozitën e varur të nënës së tij, e cila lëvizte me karrocë invalidore dhe nuk ishte në gjendje t’i kryente vetë aktivitetet e përditshme.Për një periudhë të gjatë kohore, ai e dërgonte në një lokacion të caktuar në Gostivar dhe e detyronte të lypte, ndërsa gjatë gjithë kohës e mbikëqyrte dhe e kontrollonte. Më pas, në mënyrë të dhunshme dhe të paturpshme, ia merrte paratë që ajo i kishte mbledhur.Me urdhër gjyqësor të lëshuar nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, policia ka kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet e tjera që i shfrytëzonte i dyshuari në Gostivar.Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht telefona mobilë dhe para, për të cilat dyshohet se burojnë nga vepra penale.

Ndaj / Сподели