Spanja ka paralajmëruar mundësinë e një bojkoti ndaj dy prej ngjarjeve më të mëdha ndërkombëtare – FIFA World Cup 2026 dhe Eurovision Song Contest – në rast se Izraeli lejohet të marrë pjesë, shkruan Tema.mk.
Sipas deklaratave të fundit, autoritetet spanjolle po shqyrtojnë tërheqjen nga këto kompeticione si formë proteste ndaj përfshirjes së Izraelit. Ky qëndrim vjen në një kohë tensionesh të larta politike dhe mund të ketë ndikim të madh në skenën sportive dhe kulturore ndërkombëtare.
Nëse një vend si Spanja vendos të bojkotojë, kjo do të hapte debat të gjerë për politizimin e ngjarjeve globale dhe mund të nxisë reagime zinxhir nga shtete të tjera pjesëmarrëse.
Lajmi ditës
SPANJA KËRCËNON ME BOJKOT: Mund të tërhiqet nga Botërori 2026 dhe Eurovisioni nëse merr pjesë Izraeli
