Lajmi ditës

Mickoski: Për dhunën mes të miturve në Tetovë duhet të përgjigjen edhe prindërit e sulmuesve

Mickoski: Për dhunën mes të miturve në Tetovë duhet të përgjigjen edhe prindërit e sulmuesve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka kërkuar reagim nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) lidhur me rastet e dhunës mes të miturve në Tetovë, të cilat po filmohen dhe publikohen në rrjetin social TikTok.Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në konferencë për media, Mickoski tha se institucionet duhet të reagojnë jo vetëm ndaj të miturve që kryejnë sulmet, por edhe ndaj prindërve të tyre, në përputhje me ligjin.I pyetur nëse ka informacione për rastet dhe nëse policia ka ndërmarrë masa, kryeministri tha se përgjigjja duhet të kërkohet nga MPB-ja.„Pyetjen duhet t’ia drejtoni MPB-së, ata do t’ju japin përgjigje. Përndryshe, patjetër duhet të reagojnë, jo vetëm ndaj të miturve që sulmojnë, por edhe ndaj prindërve të tyre, të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi në përputhje me ligjin“, deklaroi Mickoski.

Ndaj / Сподели